Pas 5 muajsh te kaluar ne Kruje te Kastrioti, braziliani Kaina Nunes eshte rikthyer te Vllaznia per te vijuar kontraten qe ka me kete skuader edhe per sezonin e ri futbollistik. Ne fakt, nga sa kemi bere te ditur, ai ka patur deshire te largohet drejt Austrise per te vijuar atje karrieren, por e ka penguar kontrata qe ka patur me kuqeblute.

Ne keto rrethana, sulmuesi shtatelarte, autori i 9 golave ne sezonin e fundit, ka nisur stervitjen duke u vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Mirel Josa. Kaina ne fakt, mesohet se ka dashur te marre garanci nga ana e trajnerit per aktivizimin e tij.

Nje garanci qe ne fakt, “Shkodra Sport” meson se trajneri nuk ia ka dhene plotesisht. Por Josa ia ka bere te qarte brazilianit se ne fushe do te jete ai lojtar qe e meriton te jete dhe qe eshte ne formen me te mire sportive.

Numri 1 i pankines shkodrane mesohet se e ka bindur Kainen se nuk do te kete asnje preferene per lojtarin qe do te hedhe ne fushe ne repartin e sulmit, ashtu siç mund te ekzistoje mundesia qe te luajne te dybashku, si ai ashtu edhe Aralica.

Per Kainen ne fakt ky eshte nje “bast” me vete sepse ne gjysmen e pare te sezonit qe u mbyll, nuk pati hapesira dhe ne janar u detyrua te largohej drejt Kastriotit ku ne fakt beri mire me lojen dhe golat e shenuar.

Tani rikthehet per te bindur edhe te Vllaznia, kuptohet me shpresen se gjerat do jene ndryshe sepse kete here ne pankine nuk do te jete Thomas Brdariç, por Mirel Josa./SHKODRA-SPORT.COM/