Rezultatet zhgënjyese në Ligën e Kombeve, ishin edhe “llogarimbyllje” për italianin e stolit “Kuqezi”. Kuqezinjtë u renditën të tretët në një grup ku Rusia ishte e përjashtuar, me Izrealin që e mbylli edicionin në vendin e parë dhe Islandën në të dytin.

Përvoja e trajnerit Reja është e madhe, por mos arritja e objektivave dhe me kontratën që skadon në nëntor, atij zor se do t’i ofrohet rinovimi. Nga burime të besueshme behet e ditur se drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit kane menduar mbylljen e bashkepunimit me kete trajner.

Por njekohesisht jane duke menduar edhe per zevendesuesin e tij dhe burime prane Federates bejne te ditur se me shume mundesi edhe trajneri i ri i kombetares shqiptare eshte gjetur tashme.

Mesohet se Luigi Di Biagio është kandidati më potencial që pritet të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. FSHF dhe trajneri italian janë në bisedime për të arritur marrëveshjen, e cila duket se është afër.