Ne Superligen shqiptare ka futbolliste me cilesi shume te mira, te cilet jo vetem po ndihmojne ekipet e tyre per arritjen e objektivave, por edhe jane gjithnje objekt i merkatos se shume ekipeve te huaja.

Vlera e tyre ne merkato po rritet çdo dite e me shume. Ne nje vezhgim te “Shkodra Sport” ne “transfermarkt”, faqen e specializuar per transferimet e lojtareve, na rezulton se ne 10-shen e lojtareve me te shtrenjte aktualisht te Superliges shqiptare ka vend edhe per nje shkodran si dhe nje futbollist te Vllaznise.

Shkodrani eshte sulmuesi i Teutes Rubin Hebaj i cili aktualisht vleresohet me shumen prej 400 mije eurosh ne treg dhe ne “top-liste” renditet i katerti. Ne te ne fakt ka vlere edhe per nje futbollist te Vllaznise, sulmuesin nga Tuzi Kristijan Vulaj i cili ka nje vlere prej 350 mije eurosh dhe eshte i pozicionuar ne vendin e 10-te./SHKODRA-SPORT.COM/


Top- lista:

1. Redon Xhixha 475 mijë euro

2. Xhulioano Skuka 450 mijë euro

3. Ardit Deliu 400 mijë euro

4. Rubin Hebaj 400 mijë euro

5. Tiago Ferreira 400 mijë euro

6. Arinaldo Rrapaj 400 mijë euro

7. Visar Bekaj 400 mijë euro

8. Albion Marku 400 mijë euro

9. Vesel Limaj 375 mijë euro

10.Kristijan Vulaj 350 mijë euro