Lajme te mira per shkodranin Andreas Ndoj. Pas riveshjes se fanelles se kombetares U20 te Shqiperise ne turneun e fundit ne Kroaci, ai ka marre nje lajm te shkelqyer edhe nga klubi i tij aktual- Olimpiakos.

Trajneri i ekipit te pare Michel ka vendosur qe si rrjedhoje e demtimeve dhe mungesave te shumta qe ka ne ekip, te grumbulloje edhe kater lojtare nga ekipi B. Ne krye te kesaj liste padyshim qe i pari eshte Ndoj i cili eshte nje nga elementet me te rendesishem te tij.

Perpos Ndojit ne kete liste jane edhe Konstantinos Chrysopoulos, Ioannis Kostis dhe Algasim Ba. Siç shkruan gazetta.gr, derisa Michel te jete ne krye te ketij ekipi, te kater keto lojtare do sterviten me ekipin e pare.

Ne fakt per mesfushorin shkodran kjo nuk eshte diçka e re sepse prej disa kohesh eshte ne stervitje me ekipin e pare, madje ka qene edhe pjese e tij ne ndeshjet europiane. Megjithate tashme qe edhe zyrtarisht do jete pjese e ekipit te pare, kjo do ta motivoje edhe me shume Ndojin.

Mediat greke i kane bere jehone faktit qe ai se fundi u grumbullua me kombetaren e Shqiperise, nderkohe qe tek Olimpiakos e vleresojne ne maksimum dhe shikohet si nje element i se ardhmes.
Gjergj KOLA