Dita e premte do jetë dita e rradhë ku Vllaznia do zbresë sërish në fushë për Superioren. Kundërshtari i javës së 9-të dhe që mbyll edhe fazën e parë do jetë Bylis. Ndeshje që do luhet në shtëpinë e kuqebluve, në “Loro Boriçi”, në orën 17:45. Dhe besohet të jetë starti i një grumbulli rezultatesh pozitive.

Kjo sepse javët që pasojnë duket se flasin të gjitha në favor të shkodranëve, kjo për shkak të kalendarit. Pas ballshiotëve, kuqeblutë do i vizitojë Erzeni në javën e 10-të. Më pas të besuarit e Joses do udhëtojnë drejt Kukësit, për transfertën kundër verilindorëve në kuadër të javës së 11-të të Superiores.

E sërish kalendari duket se do jetë “aleati” i Vllaznisë. Kjo pasi në javët 12-të dhe 13-të, 9 herë kampionët e vendit do luajnë sërish dy ndeshje rradhazi në “Loro Boriçi”. Ku kundërshtarër do jenë Tirana dhe Egnatia. Nga 5 ndeshjet e rradhës, Vllaznia 4 prej tyre do i luajë në Shkodër.

Një moment ky për tu shfrytëzuar dhe për të mbyllur sa më shumë hendekun me kryesusit e Superiores. Edhe me mbështetjen e tifozerisë shkodrane në shkallët e “Loro Boriçi”, kjo fund faze dhe fillmi i fazës së dytë të kampionatit pritet të sjellin një Vllazni ndryshe në lojë, por edhe fituese me pikë.
Endri ÇINARI