Kategoria Superiore kthehet përsëri në këtë fundjavë, me sfida interesante që mund të ndikojnë renditjen e kampionatit në të dy skajet. Sektori i Garave në FSHF ka vendosur që sfidat e kësaj jave të zhvillohen në tre ditë.

Java hapet të shtunën me ndeshjen interesante mes Erzenit dhe Egnatias, të cilat për momentin gjenden në skaje të ndryshme të klasifikimit.

Më pas, të shtunën në drekë luhet në orën 14:00 dueli që përfshin betejën për mbijetesë mes Kukësit dhe Dinamos. Në orën 17:00 të së njëjtës ditë, luhen sfidat Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi që mund të sjellin lëvizje të rëndësishme ne klasifikim.

Ndërkohë java mbyllet me ndeshjen e së hënës, kur Partizani dhe Vllaznia do të përballen mes tyre, në një “klasike” me shumë rivalitet të futbollit shqiptar.

JAVA 12

04.11.2023

Erzeni-Egnatia ora 17:00

05.11.2023

Kukësi-Dinamo ora 14:00

Skënderbeu-Tirana ora 17:00

Teuta-Laçi ora 17:00

06.11.2023

Partizani-Vllaznia ora 18:00