La Liga ka zbuluar ditën e sotme kalendarin për sezonin e ri, me spektakëlin që pritet të jetë i garantuar.
Kampionët e Barcelonës do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë përballë Getafes, ndrësa Reali gjithashtu luan në transfertë, kundër Atletik Bilbaos.
Atletiko e Madridit do të presë në shtëpi Granadën e Myrto Uzunit, me sulmuesin shqiptar që e nis kampionatin me një sfidë të vështirë.
Sa i përket “Klasikes” midis Barcelonës dhe Realit, ndeshja e parë do të luhet në “Camp Nou”, më 29 tetor 2023, ndërsa tjetra do të luhet më 21 prill 2024, në “Santiago Bernabeu”.
Në javën e dytë të kampionatit do të ketë gjithashtu një derbi shqiptar mes Granadës së Uzunit dhe Rajo Vajekanos së Balliut.
JAVA E PARË:
ALMERIA – RAJO VAJEKANO
ATLETIK BILBAO – REAL MADRID
ATLETIKO MADRID – GRANADA
SELTA VIGO – OSASUNA
SEVILJA – VALENCIA
LAS PALMAS – MAJORKA
GETAFE – BARCELONA
VIJAREAL – REAL BETIS
REAL SOCIEDAD – GIRONA
KADIZ – DEPORTIVO ALAVESH