FSHF ka përpiluar kalendarin e plotë të ndeshjeve deri në pauzën e ardhshme për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë publike ndeshjet nga java 4, deri në javën 8 me datat dhe oraret përkatëse.

Kësisoj, bie në sy se si do të luhet deri në pauzën e ardhshme, me 5 javë që do të luhen në vetëm 20 ditë, që do të thotë që do të ketë shumë ndeshje në mesjavë.

Një prej tyre është edhe derbi i javës së 6 të kampionatit mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet të martën e 26 shtatorit, në orën 19:00.

Ndërkaq, të kuqtë kanë mësuar se do të luajnë më datën 4 tetor ndeshjen prapambetur të javës së parë të kampionatit që u shty për shkak të pjesëmarrjes së të kuqve në Ligën e Konferencës.

KALENDARI

Java 4

Erzeni – Dinamo 17.09.2023 16:00

Kukësi – Tirana 18.09.2023 16:00

Partizani – Egnatia 18.09.2023 18:30

Laçi – Vllaznia 19.09.2023 15:00

Teuta – Skënderbeu 19.09.2023 15:00


Java 5

Tirana – Erzeni 22.09.2023 15:00

Dinamo – Partizani 22.09.2023 18:00

Egnatia – Laçi 23.09.2023 15:00

Skënderbeu – Kukësi 23.09.2023 18:00

Vllaznia – Teuta 23.09.2023 20:15


Java 6

Partizani – Tirana 26.09.2023 19:00

Erzeni – Skënderbeu 27.09.2023 15:00

Vllaznia – Egnatia 27.09.2023 18:00

Teuta – Kukësi 27.09.2023 20:15

Laçi – Dinamo 28.09.2023 15:00


Java 7

Egnatia – Teuta 01.10.2023 14:00

Skënderbeu – Partizani 01.10.2023 16:00

Tirana – Laçi 02.10.2023 14:00

Kukësi – Erzeni 02.10.2023 14:00

Dinamo – Vllaznia 02.10.2023 18:00


Ndeshje e prapambetur e javës 1

Partizani – Teuta 04.10.2023 15:00

Java 8

Egnatia – Dinamo 06.10.2023 14:00

Vllaznia – Tirana 06.10.2023 18:00

Laçi – Skënderbeu 07.10.2023 14:00

Partizani – Kukësi 08.10.2023 15:00

Teuta – Erzeni 08.10.2023 18:00