Klubi i Futbollit “Djelmnia shkodrane” dhe ai i Laçit kane nenshkruar ditet e fundit nje marreveshje bashkepunimi ne nivel te Akademive. Si rrjedhoje, bashkepunimi tashme ka nisur dhe pritet te jape frutet e veta shume shpejt.

Konkretisht behet fjale per disa nga lojtaret me te spikatur te Akademise se “Djelmnia shkodrane” te cilet ne sezonin e ri do te jene pjese e ekipit U19 te Laçit. Madje jo vetem kaq. Edhe trajneri shkodran Arber Shytani do te jete ne krye te ketij ekipi.

Puna tashme ka nisur dhe ekipi qe merr pjese ne Kategorine Superiore te grupmoshes U19, pritet te beje paraqitje te mira ne sezonin e ri sepse me gershetimin e elementeve me te mire te dy Akademive, eshte krijuar nje grup shume i mire futbollistesh.

Ne lidhje me kete bashkepunim, per “Shkodra Sport” ka folur administratori i “Djelmnia shkodrane” Fatmir Marku i cili eshte shprehur ne kete menyre per gazeten tone:

“Kemi rene dakord me drejtuesit e Laçit per kete bashkepunim dhe si rrjedhoje tete prej elementeve me te spikatur te Akademise tone, pikerisht ato te datelindjes 2006, sebashku edhe me trajnerin Arber Shytani do te jene pjese e ekipit te Laçit U19 ne sezonin e ri.

Qellimi i ketij bashkepunimi ështe promovimi i lojtareve te Akademise tone në Superligë dhe tek Laçi e kane me te lehte te bien ne sy dhe te spikasin sepse Laçi u jep mundesine lojtareve te rinj te talentuar qe te luajne me ekipin e pare”./SHKODRA-SPORT.COM/