Kategoria Superiore kthehet shumë shpejt përsëri për tifozët shqiptarë, pasi FSHF ka programuar që ndeshjet e javës së 32-të të zhvillohen në këtë mesjavë.

Ndeshjet e javës së ardhshme nisin që të martën me një duel për Europën mes Kukësit dhe Partizanit. Takimi do të zhvillohet në “Kukës Arena” në orën 16:45 dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për të përcaktuar hegjemoninë mes këtyre skuadrave në kampionet.

Ndërkohë, të mërkurën luhen tre ndeshje të cilat mund të jenë përcaktuese për titullin kampion, por edhe për mbijetesën. Egnatia-Laçi, Skënderbeu-Kastrioti dhe Tirana-Teuta luhen të gjitha në të njëjtën orë, 16:45.

Ndërkaq, java e 32-të do të mbyllet me një sfidë mes Dinamos dhe Vllaznisë, që luhet ditën e enjte po në orën 16:45.

KALENDARI / JAVA 32

Të martën
Kukësi-Partizani

Të mërkurën
Egnatia-Laçi
Skënderbeu-Kastrioti
Tirana-Teuta

Të enjten
Dinamo-Vllaznia