Vllaznia rënditet në vendin e katërt të Kategorisë Superiore me 9 pikë të gurmbulluara. Në këtë periudhë, shkodranët kanë në favor edhe kalendarin, i cili nuk duket i vështirë. Në letër, ekipi i Brdariç ka vetëm një takim të vështirë: Atë me Tiranën.

Vllaznia mat forcat me Tiranën të shtunën në shtëpi, në orën 16.45. Takim i javës së shtatë të kampionatit pritet me padurim nga tifozët.

Më pas, në program është 90 minutëshi me Pogradecin jashtë, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë (3 nëntor). Më 7 nëntor, luhet transferta me Egnatian. Më 17 nëntor, zhvillohet akti i dytë në Kupë me Pogradecin. Vllaznia-Kastrioti është e planifikuar me 20 nëntor, ndeshje me te cilen mbyllet faza e pare e kampionatit.

Me pas, do te nise faza e dyte e kampionatit dhe Vllaznia do te luaje serish ne shtepi, kete here ndaj Laçit. Nje kalendar qe duket se favorizon kuqeblute dhe ata duhet ta shfrytezojne kete gje.