Laçi është një nga pretendentët kryesor për titullin. Kurbinasit janë në vendin e katërt me 50 pikë, 5 më pak sesa Teuta kryesuese. Po të shikosh statistikat, e kupton menjëherë sekretin e kësaj skuadre.

Të besuarit e Shpëtim Duros janë të parët në renditje, nëse llogarisim ndeshjet në shtëpi. Në 15 sfida shtëpiake, janë grumbulluar 29 pikë.

Laçjanët ndiqen nga Partizani me një pikë më pak dhe Vllaznia, 2 pikë më pak. Takimi i rradhës është ndaj Kukësit, ditën e hënë. Synimi i vetëm janë 3 pikët, për të vazhduar kështu rrugëtimin drejt titullit kampion.

Edhe ne kampionatet e meparshme kjo skuader ka qene faktor ne percaktimin e skuadres kampione dhe keshtu pritet te jete serish, ne mos te jete vete ajo kampione.