Kategoria Superiore pret zhvillimin e ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës për të plotësuar javën e parë. Por ndërkohë, është caktuar edhe kalendari i javës së dytë të kampionatit, i cili do të jetë i shtrirë në tre javë.

Ndeshjet nisin të premten me sfidën Erzeni-Vllaznia në orën 16:00, teksa në darkë luhet sfida e dytë e ditës që do të jetë ajo mes Skënderbeut dhe Dinamos, që luhet në orën 19:00.

Të shtunën është programuar vetëm një sfidë, ajo mes Teutës dhe Tiranës që luhet në orën 19:00.

Ndërsa dy ndeshjet e tjera luhen të dielën, me atë mes Kukësit dhe Egnatias, e cila nis në orën 16:00, si dhe Partizani-Laçi që luhet në orën 19:00.


KALENDARI/ JAVA 2


Të premten

Erzeni-Vllaznia ora 16:00

Skënderbeu-Dinamo ora 19:00


Të shtunën

Teuta-Tirana ora 19:00

Të dielën

Kukësi-Egnatia ora 16:00

Partizani-Laçi ora 19:00