Portieri i Pescarës, Elhan Kastrati është bërë pjesë e njerëzve që sensibilizohen për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Futbollisti shqiptar i cili është shok me Memushajn në skuadrën e Serisë B, ka deklaruar se është i shokuar, ndërsa thekson se është rritur në Durrës.
“Kam mbetur i shokuar. Fatmirësisht prindërit e mi janë mirë, por qyteti i Durrësit është i shkatërruar.
Por demet janë të mëdha. Miqtë e mi janë mirë. Shpresoj që normaliteti të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë, trauma është materiale por edhe psikologjike”, u shpreh Kastrati.
Deri tani tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka shkaktuar 28 viktima dhe mbi 650 persona të plagosur.



