Fundi i sezonit po afron dhe ndonese i tejzgjatur kete here per shkak te situates se krijuar nga pandemia, serish ka ato problemet e veta e per kete arsye disa prej skuadrave te kampionatit shqiptar jane duke menduar ndryshime ne perberje, si ne lojtare ashtu edhe ne pankina.

Analisti i futbollit, Tami Kona, deklaroi në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV se ekipet kryesore të Superligës do të bëjnë ndryshime në pankinë.

“Po ju them se do të ketë ndryshime të trajnerëve. Do ketë ndryshim trajneri te Tirana, te Partizani, te Kukësi dhe te Teuta. Te Partizani, Sormani nuk do të jetë trajner, por besoj se do të jetë pjesë e klubit në të ardhmen.

Them se do të jetë drejtor i një projekti të madh të klubit Partizani”, deklaroi Tami Kona. Ajo qe te çudit ne kete deklarate te Kones ne fakt eshte mundesia per te ndryshuar trajner edhe tek Teuta.

Duhet thene se Edi Martini po ben shume mire ne drejtimin e saj dhe po e drejton Teuten per ne Kupat e Europes si ne kampionat ashtu edhe ne kupe, megjithate ditet e fundit ne fakt eshte permendur emri i Orges Shehit si kandidature per pankinen e kesaj skuadre. Te jete e vertete?