Përhapja masive e koronavirusit në një zonë pranë qyteteve ku UEFA kishte planifikuar të zhvillonte ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Europës, duket se nuk është problemi më madhor i institucionit ndërkombëtara në këto ditë.

E njëjta situate po përsëritet edhe në Portugali dhe kjo është më shqetësuese, pasi bëhet fjalë për qytetin e Lisbonës ku mendonte të luante ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Gjatë ditëve të fundit, rastet e shtuara të infeksioneve me COVID-19 kanë bërë që qeveria portugeze të vendosë kthimin e masave të rrepta të izolimit në rajonin e Lisbonës. Ai ëshë ndër më të vegjlit, por më i populluari në vend e kësisoj, situata është vlerësuar si alarmante.

Sigurisht edhe UEFA po monitoron me kujdes ngjarjet, pasi në këtë qytet ka planifikuar që të zhvillojë ndeshjet e “Final Eight” të Ligës së Kampioneve me sfida me eliminim direkt në çerekfinale, gjysmëfinale e më pas finale e turneut.

Portugalia ishte zgjedhur pikërisht se ishte një vend që kishte pasur numra të ulët në krahasim me mesataren në Europë sa i përket infektimeve, por vala e fundit në këtë vend bën që të kthehen dyshimet nëse ai mund të presë aktivitetin në fjalë në muajin gusht.  /vipsport/