Pas humbjes ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”, trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata në një prononcim pas ndeshjes në mikrofonat e “SuperSport” ka deklaruar se skuadra ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe tani mendjen e kanë tek e mërkura ndaj Bylisit:

“Unë dua t’i bëj komplimente skuadrës pasi kemi luajtur një ndeshje të mirë, pa fat pasi kemi patur rastet për të barazuar ndeshjen sidomos me ekipin e vendit të parë.

Duhet të bëjmë sa më shumë pikë duke filluar që nga e mërkura pasi kemi dhe një ndeshje direkte me nje kundërshtar si Bylisi.”

Ne fakt, fieraket ndoshta edhe e meritonin ndoshta edhe golin e barazimit, sidomos me rastin ne minutat shtese, por gjithsesi nuk ka ndodhur keshtu dhe fieraket u larguan me humbje nga Shkodra.