Kategoria Superiore e këtij sezoni mund të futet pa frikë në librin e rekordeve sa u përket emërimeve dhe shkarkimeve të trajnerve nga klube të ndryshme.
Në mënyrë tërësisht të papritur, brenda tre orësh, tre klube të ndryshme kanë shkarkuar trajnerët përkatës, duke lënë ekipet për momentin në pritje të një emri të ri për t’i drejtuar në vijim.
Në fillim ishet Partizani që largoi Franko Lerdën, më pas Teuta trajnerin Bledi Shkëmbi e në fund ishte Luftëtari që i dha duart Jorgos Marantas. Me pak fjalë, brenda 3 orësh, 30% e kampionatit shqiptar mbetu zyrtarisht pa trajner në pankinë.
Ndërkohë, rezulton se 70% e skuadrave në këtë edicion kanë ndryshuar të paktën një herë trajner. Të vetmet ekipe të cilat janë drejtuar nga fillimi i sezonit e deri më sot nga i njëjti trajner janë Kukësi (Duro), Bylisi (Dovedan) dhe Vllaznia (Jonuz), me këta dy të fundit që në fillim të sezonit parashikoheshin ndër më të rrezikuarit.
Duke llogaritur se nuk ka kaluar ende gjysma e parë e sezonit, situata duket kaotike sa u përket trajnerëve dhe drejtimit që marrin skuadrat. /vipsport/