Ndeshja Vllaznia- Agrotourizm Huqi e vlefshme per Kupen e Shqiperise ne volejboll per femra qe eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, perveç fitores 3-0 te ekipit shkodran, ka dhuruar edhe nje surprize te kendshme per njeren nga volejbollistet kuqeblu.

Siç kemi bere te ditur ditet e fundit, volejbollistja Amela Qershia ne ditet e para te janarit do te udhetoje drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te vijuar atje studimet dhe per te luajtur me ekipin Denver.

Ndeshja e sotme ka qene e fundit per te para se te largohet dhe per kete arsye, trajneri Mark Kroqi dhe vajzat e ekipit kishin menduar nje surprize shume te kendshme per te. Me ta jane bashkuar edhe vajzat e ekipit “Agrotorizem Huqi” dhe arbitrat e ndeshjes.

Me te filluar takimi, siç dihet, sherbimin e pare tek Vllaznia e ben pikerisht ajo, pasuesja Qershia. Dhe keshtu ka ndddhur. Ajo ka kryer sherbimin por per çudi vajzat e ekipit kundershtar nuk kane levizuar nga vendi dhe vete Qershia ka mbetur e habitur dhe ka tentuar t’i bashkohet shoqeve te ekipit te saj per te festuar kete pike qe ne fakt, do te ishte e fundit per te.

Pasuesja e Vllaznise nuk po kuptohet asgje dhe nderkohe trajneri Kroqi ka kerkuar zevendesim. Ne ato momente, nga dhomat e zhveshjes ka dale me nje tufe lule ne duar volejbollistja Beci qe ia ka dorezuar dhe me ne fund Qershia ka kuptuar gjithçka duke u permalluar natyrisht nga nje veprim i tille.

Si rrjedhoje, ajo eshte pershendetur me vajzat e ekipit e me pas me trajnerin Kroqi dhe stafin e tij duke marre edhe duatrokitjet e tifozeve te pranishem ne pallatin e sportit. Per me teper, ndiqni videon e ketij momenti qe do te mbese gjate ne kujtesen e Amela Qershise: