Fitorja e sotme ne Korçe padiskutim qe ka gezuar shume te gjithe tifozet e Vllaznise. Kuptohet qe ata te cilet kane qene te pranishem ne stadiumin “Skenderbeu” kane perjetuar me shume emocione, ndonese numri i tyre ka qene jo shume i madh.

Por ne fakt, ne mes tifozeve te Vllaznise te pranishem ne kete ndeshje, ka patur edhe “tifoze speciale”. Kane qene pjestaret e ekipit te futbollit te femrave “Juban Danja”. Ndonese ata perfaqesojne nje ekip tjeter, ne fakt, ne vetvete thuajse te gjithe pjestaret e ketij ekipi jane tifoze me Vllaznine.

Duke filluar nga presidenti Ferdinand Jaku, trajneri Elis Legata e me rradhe te gjitha futbollistet e ketij ekipi. “Juban Danja” ka luajtur sot pasdite ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Maliqit te cilen e kane fituar me rezultatin 3-0.

Presidenti Jaku si shperblim u ka bere vajzave te ekipit dhurate ndjekjen e ndeshjes se Vllaznise ndaj Skenderbeut dhe ata kane qene te gjitha njezeri dakord.

Si rrjedhoje, kane zene vend ne tribunen qendrore te stadiumit dhe kane brohoritur pafund per Vllaznine dhe natyrisht qe ne fund i jane gezuar fitores se saj.
www.shkodrasport.com