Kampionatet në mbarë Europën tashmë kanë startuar sezonin e rregullt futbollistik. Përjashtim nuk bën as ai azer, ku në nivelin më të lartë të futbollit në Azerbajxhan po luhet java e 3-të e edicionit. Një nga ekipet që po luan është edhe Turan, ku militon Belajdi Pusi.
Sulmueso shkodran ka gjetur rrjetën në fraksionin e parë të lojës, ku skuadra e tij po kryeson në shifrat 0-2 ndaj Kapaz. Ka qenë fillimisht Pektov që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 18-të e ndërsa në të 21-tën ka qenë Pusi që ka dyfishuar. Duke i dhënë një avantazh komod për pjesën e dytë skuadrës së Turan.
Për 25-vjeçarin ky ka qenë goli i tij i parë në këtë kampionat, duke i bërë kështu një nisje pozitive sezonit të ri. Pas dy raundeve të parë ku e ka nisur nga stoli, ish-sulmuesi i Skënderbeut është preferuar titullar sot, duke e shpërblyer kështu besimin e trajnerit me një gol. Që patjetër e zhbllokon sulmuesin edhe në aspektin personal.
Kujtojmë që Pusi iu bashkua në janarin e këtij viti skuadrës së Turan. Ku pas eksperiencave me Vllazninë dhe Skënderbeun në futbollin tonë, kjo është aventura e tij e parë jashtë vendit. Shans që numri 9-të do përpiqet ta shrytëzojë në maksimum.
Endri ÇINARI