Tjeter goditje ne merkato per Beselidhjen qe vazhdon te jete shume aktive ne forcimin e ekipit me lojtaret e duhur per sezonin e ri. Diten e sotme, klubi lezhjan ka prezantuar blerjen e rradhes, ate te amerikanit Blake Marquardt.

Ai eshte 26 vjeç, 1.93 m i gjate dhe luan ne pozicionet 2 dhe 3 dhe ne sezonin e kaluar ka luajtur ne shtetin e tij me ekipin Wisconsin Herd. Per Marquardt kjo eshte eksperienca e tij e pare ne Europe.

Si e tille e ka mirepritur dhe ka premtuar te beje me te miren per skuadren e tij te re, qe ne sezonin e ardhshem pritet te sulmoje me çdo kusht fitimin e titullit kampion.

Kujtojme se perpara Marquardt, Beselidhja ka firmosur edhe me amerikanin tjeter Jacob Eyman, ashtu si dhe me shqiptaret Robert Shestanin, Julian Hamatin, Eldin Hysen, Vinsent Grazhdani dhe Marvin Prodanin. Ne kete menyre skuadra e sezonit te ardhshem ka nisur te marre forme.
Gjergj KOLA