Thursday, January 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKampionati 5x5 Masters/ Bashkia Shkodër fiton me përmbysje ndaj OSHEE dhe merr...

Kampionati 5×5 Masters/ Bashkia Shkodër fiton me përmbysje ndaj OSHEE dhe merr vendin e katërt në renditje

Është luajtur pasditen e sotme ndeshja e prapambetur e vlefshme për javën e tretë të kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në partneritet edhe me Shoqatën “Pro Sport”. Përballë njëri- tjetrit janë vënë ekipet e Bashkisë Shkodër dhe OSHEE Shkodër.

Ka qenë një përballje shumë interesante dhe në fund kanë qenë bashkiakët ata të cilët kanë fituar me përmbysje me shifrat 3-2. Duhet thënë se ndeshja ka nisur më mirë për ekipin e OSHEE Shkodër i cili shënoi dy gola me anë të Gjon Balës dhe Adrian Bushatit duke e mbyllur kësisoj pjesën e parë në shifrat 2-0 për të.

Reagimi i ekipit të Bashkisë në pjesën e dytë është i menjëhershëm dhe fillimisht do të ishte Oltjon Arrilla që do të ngushtonte shifrat dhe më pas po ky lojtar që do të barazonte rezultatin në minutën e 45-të. Ai që do të shënonte golin e fitores do të ishte pikërish nënkryetari i Bashkisë Shkodër dhe njëkohësisht ish- futbollisti i Vllaznisë Rudi Beka.

Përfundimisht 3-2 për ekipin e Bashkisë Shkodër i cili me këtë fitore ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe tashmë mban vendin e katërt në renditje duke lënë në të pestin atë të Veteranëve të Vllaznisë me 10 pikë. Me ndeshjen e sotme është mbyllur faza e parë e kampionatit ndërkohë që faza e dytë do të nisë në javën e parë të muajit shkurt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments