Vllaznia e basketbollit te meshkujve jo vetem qe e ka marre veten pas atij fillimi te sezonit me probleme, por tashme ajo duket se ka hyre ne rrjedhen normale te kampionatit, aty ku do te pretendoje deri ne fund per te mos dale pa trofe.

Pasditen e djeshme ajo fitoi lehtesisht ndaj “Eagles” me rezultatin e thelle 121-64, ndaj nje kundershtari relativisht te dobet, por e rendesishme eshte qe per Vllaznine kjo ishte fitorja e katert rradhazi pas atyre me Partizanin, Tiranen dhe Teuten.

Nderkohe pas ndeshjes se djeshme trajneri Mathew Jones duke folur per mediat eshte shprehur pergjithesisht i kenaqur me rritjen e ekipit, megjithese siç e permend edhe vete, ka ende per te permiresuar, sidomos ne aspektin e lojes mbrojtese.

“Ishte një fitore e rëndësishme, luajtëm fort dhe po ashtu i dhamë mundësinë edhe lojtarëve të rinj për të luajtur. Po i bëjmë gjërat hap pas hapi dhe po mundohemi të përmirësohemi çdo ditë. Në sulm jemi mirë, por duhet të punojmë më tepër në lojën në mbrojtje.

Besoj se kemi në skuadër elementin e duhur për të bërë mirë në çdo ndeshje dhe për të fituar. Tashmë do përqendrohemi tek ndeshja me Goga Basket. Besoj se ka për të qenë një përballje fizike shumë e fortë në mes dy ekipeve dhe ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise Jones./SHKODRA-SPORT.COM/