Ekipi i OSHEE Shkodër ka marrë një fitore me shifra shumë të thellë ndaj ekipit të Medias në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim edhe me Shoqatën “Pro Sport”. Ai ka fituar me rezultatin 13-4.
Ndonëse ndeshja nisi me gol për gazetarët teksa ishte Gjergj Kola që zhbllokoi shifrat, më pas gjithçka ka folur për ekipin e OSHEE dhe protagonisti kryesor do të ishte pikërisht Elvin Shala që shënoi plot 8 gola në këtë ndeshje.
Gazetarët u munduan të reagojnë dhe Gjergj Kola shënoi edhee dy gola të tjerë duke plotësuarr tripletën e tij e po ashtu edhe Admir Uruçi shënoi një gol, por që nuk shërbyen për asgjë sepse në fakt paraqitja e tyre la shumë për të dëshiruar, nisur edhe nga dy mungesa të rëndësishme që kishin në rradhët e tyre.
Për ekipin e OSHEE do të shënonin edhe Mirjon Mehja 3 gola si dhe Gjon Bala 2 gola. Me fitoren e sotme, ky ekip është ngjitur në kuotën e 6 pikëve ndërkohë që ka edhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur, atë ndaj Bashkisë Shkodër.


