Armando Broja vazhdon të jetë në planet e Çelsit. Edhe pse për djaloshin e talentuar shqiptar ka pasur interesime të shumta nga disa klube, duket se klubi londinez nuk ka ndërmend ta lëshojë Brojën.

Kështu, sipas raportimeve, Çelsi do t’i ofrojë rinovimin e kontratave yjeve të rinj të ekipit që janë nën moshën 25-vjeç me marrëveshja afatgjata dhe bëhet fjalë për kontrata 7-vjeçare. Armando Broja, Mason Mount dhe Reece James janë tre futbollistët nga Akademia e Çelsit që do t’u rinovohet kontrata në këtë lloj forme.

Trajneri Tuchel dhe presidenti i Çelsit, Boehly e shohin 20-vjeçarin shqiptar pjesë të rëndësishme për të ardhmen e klubit dhe të dy së bashku kanë vendosur që Broja të jetë pjesë e organikës së Çelsit për sezonin e ri.

Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë me Çelsin deri në vitin 2029 dhe gjithashtu me rinovimin e kontratës për Armando Brojën, do të ketë edhe rritje page.
Maringlen ZHIVANI