Myslim Ramilli zyrtarisht nuk është më lojtar i Erzenit. Klubi e ka bërë të ditur divorcin përmes rrjeteve sociale, teksa e falenderon për kontributin. Mbrojtësi i djathtë u afrua te skuadra e vendit të tij në janarin e vitit 2019, duke arritur kulmin sezonin e fundit ku u sigurua ngjitja në Superiore.
Mbetet për t’u parë destinacioni i ri i shijakasit. Kujtojmë se 28-vjeçari është produkt i moshave të Teutës, ndërsa ka dhënë kontributin e tij për Sukthin, Besën e Kavajës dhe Luzin gjithashtu.
Erzeni ndërkohë po mbyll ditët e fundit të përgatitjeve, teksa kujtojmë që ndeshjen e parë e luan përballë Vllaznisë më 20 gusht. Levizje te tilla vetem pak dite perpara fillimit te kampionatit sigurisht qe nuk jane shume normale por ky eshte realiteti i futbollit shqiptar.
Shijakasit ne fakt kane patur shume levizje gjate merkatos se veres teksa drejtuesit e rinj qe kane ardhur ne krye te klubit kane larguar thuajse te gjithe lojtaret e sezonit te kaluar dhe ne vend te tyre kane sjelle lojtare te rinj qe natyrisht duan kohen e tyre te ambjentohen me skuadren.