Kategoria e Parë e futbollit do mësojë nesër në 11:00 kalendarin e sezonit të ri. Niveli i dytë i futbolli në Shqipëri merr jetë në 3 shtator, me FSHF që zgjodhi datën 18 gusht për të zbardhur kalendarin e sezonit të ri.

Edicioni i ri 2022-23 pritet të jetë me shumë rivalitet në të Parën, për vetë emrat e skuadrave që kërkojnë ngjitjen në elitën e futbollit. Dinamo, Skënderbeu, Flamurtari, Lushnja, Apolonia, Tomori, Besëlidhja, Korabi apo Besa janë klubet e traditës që ndodhen në këtë ligë.

Kujtojmë se nga sezoni i ri, FSHF ka vendosur se Kategoria e Parë do jetë me 14 skuadra dhe jo me 16 si edicionin e shkuar. Ajo qe duhet thene eshte se sezoni i ri pritet te na dhuroje nje sfide shume interesante ne mes disa ekipeve pjesmarrese.

Shumekush madje ka nxituar ta quaje kategorine e pare si Superlige per shkak te emrave qe do te marrin pjese ne te si Dinamo, Skenderbeu, Flamurtari, Apolonia, Lushnja, Tomori, Beselidhja etj.