✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Ekipi i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër konfirmohet si një nga pretendentët për t’u shpallur fitues i kupës së turneut 5×5 Masters. Pas fitores javën e parë ndaj ekipit të OSHEE Shkodër, sot ai ka fituar edhe ndaj ekipit Media Shkodër me rezultatin 7-3.

Duhet thënë se pjesa e parë e kësaj ndeshje ka patur shumë rivalitet. Ka qenë ekipi i Medias që ka kaluar dy herë në avantazh me anë të Gentjan Ndocit dhe Edmir Lukës, por ka barazuar Vahedin Pepaj me dy golat e tij dhe në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2.

Në të dytën vendos forma fizike më e mirë e lojtarëve të Shoqatës Rajonale të cilët kanë shënuar 4 gola njëri pas tjetrit. Ai që do t’i kalonte në avantazh do të ishte goli i portierit Bujar Celufaj dhe më pas do të shënonin edhe Etrit Nika, Denis Zmijanej, Admir Hysaj dhe Bledar Marshiq.

Ndërkohë për ekipin e medias do të shënonte sërish Edmir Luka por që nuk mjaftoi për asgjë sepse kundërshtari fitoi 7-3 dhe pas javës së dytë të kampionatit, kryeson i vetëm renditjen me 6 pikë të plota.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”