✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA
Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së parë të Kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim edhe me Shoqatën “Pro Sport”. Sfida e parë ka qenë ajo që ka përballu me njëri- tjetrin ekipet e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër me atë të Spitalit Rajonal. Ky i fundit ka fituar 6-3.
Takimi është dominuar nga ekipi i mjekëve i cili nisur edhe nga organika më e mirë që ka patur në dispozicion, e ka kontrolluar lojën. Ka qenë Leonard Kulla ai që do të shënonte dy gola njëri pas tjetrit duke i dhënë qetësin ekipit të Spitalit.
Më pas ka dalë në skenë ortopedi i njohur Besnik Mustafaj që ka shënuar tre gola ndërsa goli i gjashtë dhe i fundit për këtë ekip është shënuar nga Besim Bushaj. Në krahun tjetër tek Tatimet golat janë shënuar nga Fatjon Hoxha, Enri Koxhja dhe Elvis Murati.
Përfundimisht 6-3 për ekipin e Spitalit Rajonal Shkodër i cili e nis mirë kampionatin dhe duket që do të ketë synime ambicioze dhe do të tentojë të jetë në mes më të mirëve.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”








