✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” i ka bërë një nisje të mirë kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, me mbështetjen edhe të Shoqatës “Pro Sport”. Ai ka mundur me rezultatin 8-4 ekipin e Medias Shkodër.

Që në fillim ata e kanë nisur me vrull duke shënuar shpejt dy gola me anë të Julian Krajës, por gazetarët reagojnë duke ngushtuar shifrat fillimisht me anë të Gjergj Kolës dhe më pas duke barazuar me një gol shumë të bukur të shënuar nga Armand Rrustemi.

U duk se ky barazim do të rihapte ndeshjen por jo. Në rradhët e ekipit të Universitetit kishte lojtarë si Zamir Lumanaj, Erion Mandi e Mario Bregu që bënë diferencën dhe kështu ndodhi. Ata shënuan edhe 6 gola të tjerë ku autorë do të ishin Emiljano Pjetri, Fatjon Nurja 2, një autogol si dhe nga një gol Marjo Bregu dhe Ardian Hoti.

Gazetarët nga ana tjetër do të shënonin edhe dy gola me anë të Admir Uruçit dhe Luan Kadijës, por që nuk kanë mjaftuar sepse i gjithë takimi i drejtuar nga arbitri Bekris Dragusha u mbyll me fitoren 8-4 të ekipit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”