Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKampionati 5x5 Masters/ Universiteti 'Luigj Gurakuqi' mund Shoqatën Rajonale, barazohen me pikë...

Kampionati 5×5 Masters/ Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ mund Shoqatën Rajonale, barazohen me pikë në krye të renditjes

✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Garë e fortë në kampionatin 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në partnerit me Shoqatën “Pro Sport”. Pas javës së katërt, nuk ka një ekip të vetëm që kryeson renditjen. Edhe ai i SHRFSH që kryesonte me pikë të plota, sot është detyruar të pranojë humbjen e parë.

Atë ia ka shkaktuar ekipi i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në shifrat 7-6. Ka qenë një përballje shumë e luftuar. I pari ka shënuar Etrit Nika për Shoqatën, por ka barazuar Marjo Bregu për Universitetin. Loja do të fitonte emocione me gola sa në njërën portë në tjetrën. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 3-3.

Për ekipin e Universitetit do të shënonte dy herë Elis Kalaja, ndërsa për Shoqatën po dy herë Denis Zmijanej. Në pjesën e dytë, universitarët luajnë më mirë dhe shfrytëzojnë edhe mungesën e portierit Bujar Celufaj tek ekipi kundërshtar.

Ato do të shënonin edhe 4 gola të tjerë me autorë Erion Mandin (2), Marjo Bregun dhe Gazmir Jahiqin. Ndërsa për Shoqatën do të shënonin Etrit Nika sërish, Denis Zmijanej edhe një gol të tretë dhe Vahedin Pepaj. Përfundimisht 7-6 për ekipin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe tashmë ai bashkë me ekipin e Shoqatës kanë nga 9 pikë secili dhe ndajnë vendi e parë dhe të dytë të renditjes.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments