Javën që lamë pas në vendin tonë ka nisur kampionati i futbollit 5×5. Një organizim që mungonte prej vitesh, por që tashmë është rikthyer sërish edhe me ndihmën e FSHF.
Edhe në Shkodër janë formuar ekipe për të marrë pjesë në këtë kampionat. E për këtë ka folur edhe trajneri i “Air Albania”, Admir Mehja. Ish-futbollisti i Ades, Tërbunit apo edhe ish-trajneri i Vllaznisë B dhe Ades u shpreh shumë entuziast për një organizim të tillë.
Mehja tha: “Po bëhet një organizim shumë i bukur i këtij kampionati që kishte disa kohë që mungonte. Edhe unë me miqtë e mi, disa edhe ish-futbollistë të njohur si: Gilman apo Haris Lika, apo edhe Ergi Borshi e shumë të tjerë kemi formuar skuadrën “Air Albania”.
Në ndeshjen e parë fituam në shifrat 8-2. Duam që të shkojmë deri në fund të këtij kompeticioni, ku synim kemi fitimin e tij”.