Duhej të niste pasditen e sotme në orën 17.00 por kampionati kombëtar i boksit për të rritur do të startojë pasditen e së enjtes. Arsyeja është e thjeshtë: Numri i sportistëve pjesmarrës është më i vogël nga sa mendohej dhe për këtë arsye, nuk do të jetë e nevojshme zhvillimi i kampionatit në tre ditë.

Çdo gjë është konstatuar paraditen e sotme kur ekipet kanë mbërritur në Shkodër dhe është bërë peshimi dhe rregjistrimi i sportistëve pjesmarrës në këtë kampionat. Në asnjë peshë nuk do ka më shumë sesa katër boksierë dhe për këtë arsye, do të nevojiten vetëm ndeshjet gjysmëfinale dhe finale për të shpallur më të mirët e këtij viti. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Boksit pak minuta më parë ka bërë të ditur se pasditen e së mërkurës nuk do të ketë ndeshje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kampionati fillon të enjten pasdite në orën 17.00 ndërkohë që ndeshjet finale do të zhvillohen ditën e premte në të njëjtën orë.
© shkodrasport.com