Me nje loje te kujdesshme, Vllaznia ia ka dale te marre barazimin ndaj Partizanit dhe si rrjedhoje mban serish vendin e dyte te renditjes edhe pas javes se 30-te te kampionatit.

Të dy ekipet janë për momentin rivale direkte edhe për vendin e dytë në renditjen e Superiores dhe në pjesën e parë, zhvilluan një ndeshje shumë të bukur me raste, ku mungoi goli.

Por në të dytën, frika për të mos gabuar bëri që dueli të ishte me shumë gabime në ndërtimin e aksioneve dhe kështu, u duk se të dy skuadrat u kënaqën me barazimin që ruan për momentin pozitat e tyre në klasifikimin e Superiores.


PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sota, Atanaskoski, Zekolli, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Skuka, Mba.
Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Sala, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.