Diten e djeshme jane luajtur dy ndeshjet gjysmefinale te kampionatit kombetar te futbollit per 17 vjeçaret dhe perfundimi i tyre ka nxjerre ne finale Vllaznine dhe Shenkollin.

Te dy keto ekipe do te kerkojne fitoren dhe titullin kampion dhe ne pamje te pare nuk duket se ka favorite. Ne fakt, Vllaznia U17 dhe Shenkolli U17 kane qene sebashku ne grupin A gjate ketij kampionati dhe jane ndeshur dy here me njeri- tjetrin.

Ne fazen e pare, ka qene Shenkolli qe ka fituar 1-0 ne fushen e tij, ndersa ne fazen e dyte ka fituar Vllaznia ne “Reshit Rusi” me rezultatin 2-0. Ne fund te fazes se dyte te kampionatit, Shenkolli i rendit i treti dhe shkodranet e trajnerit Bizi te katertit.

Nderkohe takimi i trete mes tyre, finalja, do te luhet diten e premte. Ky eshte lajmi i fundit qe mesohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ajo ka vendosur qe ndeshja te startoje ne oren 17.30 te kesaj dite dhe do te luhet ne stadiumin “Selman Stermasi” te kryeqytetit.

Vllaznia padyshim qe duket shume e motivuar per ta fituar kete finale, por kuptohet qe ndeshje te tilla kane edhe te papriturat brenda dhe per kete duhet bere shume kujdes. Kane mbetur edhe 90 minutat e fundit dhe nese gjithçka shkon ashtu si duhet, kuqeblute do te jene kampionet e Shqiperise per sezonin 2019-2020.
www.shkodrasport.com