Me barazimin e sotëm në mes Bylisit dhe Partizanit, diferenca e ballshiotëve me Vllazninë tashmë nga 5 pikë që ishte
është ngushtuar në vetëm 2. Çka do të thotë se shanset e shkodranëve për t’i shpëtuar vendit të tetë të renditjes që i çon ata në play- out.

Megjithatë kanë mbetur edhe katër javë dhe duhet parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund. Duke parë edhe
kalendarin e të dy ekipeve, Bylis në fakt konsiderohet sërish më favorit se Vllaznia.

Në 4 ndeshjet e mbetura, do të presë në fushën e vet Laçin dhe Luftëtarin, ndërkohë që ka dy transferta, në Vlorë dhe
me Kukësin.

Shkodranët nga ana tjetër po ashtu kanë dy ndeshje në “Loro Boriçi” me Kukësin dhe Flamurtarin dhe kanë dy të tjera në transfertë, me Skënderbeun dhe Partizanin. Nëse ata bëjnë mirë në ndeshjet e tyre, shanset për t’i ikur vendit të tetë ekzistojnë.

Kalendari i Bylisit:

Java 33: Flamurtari- Bylis

Java 34: Bylis- Laçi

Java 35: Bylis- Luftetari

Java 36: Kukesi- Bylis

Kalendari i Vllaznisë:

Java 33: Skënderbeu- Vllaznia

Java 34: Vllaznia- Kukësi

Java 35: Partizani- Vllaznia

Java 36: Vllaznia- Flamurtari