Rivaliteti qe i ka perfshire sivjet ekipet e Superliges e ka kthyer kete kampionat ne me te bukurin dhe padyshim ne me te luftuarin e viteve te fundit. Sic dihet lufta dhe rivaliteti eshte i ashper nga ato ekipe qe garojne per titullin dhe nga ekipet qe jane nen petkun e mbijeteses ne kategori.

Vlen te theksohet se gara per titull sa vjen dhe behet me e forte ndermejt ekipeve me fillimin e fazes se trete. Jane dhe 13 jave vendimtare dhe percaktuese per Vllaznine, Partizanin, Lacin dhe Teuten te cilet do e kerkojne me cdo kusht fitmin e kurores se kampionatit, dhe padyshim qe kjo gare e ethshme premton emocione te forta deri ne fundin e saj.

Qysh me fillim te kampionatit ka qene Vllaznia ajo qe ka kryesuar bindshem renditjen dhe ka hasur jo pak rezistencen e ekipeve rivale, kjo per shkak dhe per gabimet qe skuadra shkodrane ka bere gjate sezonit, ku diferenca ndermjet ekipeve kryesuese ka shkuar ne 1 pike.

Gje qe i’a vlen te permendet eshte fakti se ne kete vit eshte thyer dhe “monotonia” qe kishte mberthyer vitet e fundit kete kampionat pasi ka qene ekipi i Skenderbeut ai qe ka dominuar futbollin shqiptar, dhe ne kete pike duhet te jemi te kenaqur me ate qe futbolli shqiptar po ofron deri me tani, pasi ne dukje eshte bere sport me cilesor dhe me atraktiv.

Perpos ceshtjes “titull” nuk mund te lihet pas as rivaliteti i eger qe ka perfshire ekipet e fundit te renditjes.
Ne kete pike duket se ekipet qe e kane prere bileten per ne kategorine inferiore jane Apolonia dhe Skenderbeu por ende asgje nuk ka perfunduar edhe pse me 90% ato do jene ne nje kategori me poshte sezonin e ardhshem.

Nderkohe ekipi i Bylisit deri tani i ka shpetuar me nje kembe renies nga kategoria ku renditet ne vendin e 8-te qe te siguron pjesemarrjen ne Play-Out, qe do te thote nje mundesi shtese per ekipin ballshiot ku do kete mundesine te shpetoje sezonin. Nderkohe ana tjeter duket se Kastrioti e ka siguruar edhe per sezonin e ardhshem qendrimin mes me te mireve te futbollit shqiptar pasi aktualisht renditet ne vendin e 7-te.

Nga ana tjeter, ne mesin e arte te tabeles ndodhen Tirana dhe Kukesi, qe me lojrat qe kane zhvilluar kane treguar se i meritojne vendet qe kane aktualisht.Pra ky sezon i futbollit shqiptar do prodhoje rivalitet te forte deri ne fundin e saj dhe pa diskutim qe do gezoje vemendjen e duhur nga shikuesit.
Andi GJURGJEJ