Do te nise pas gati dy javesh kampionati i kategorise se trete ne futboll dhe ashtu siç kemi bere te ditur edhe me pare, sivjet ne te do te jete pjesmarres edhe ekipi i KF Murlani.
Nen drejtimin e trajnerit Altin Xhahysa ky ekip ka kohe qe pergatitet dhe tashme kuptohet qe eshte gati per te marre pjese ne kampionat ku do te kete jo pak konkurrence.
Nga sa ka bere te ditur vete ekipi i KF Murlani, kampionati i kategorise se trete do te startoje me 4 shkurt dhe pjesmarres ne te do te jene 6 ekipe.
Behet fjale per Luftëtari, Drini, Kinostudio, Osumi, Murlani dhe Spartaku. Ky është lajmi më i fundit që vjen zyrtarisht nga institucioni më i lartë i futbollit shqiptar dhe që konfirmohet edhe nga vetë drejtuesit e KF Murlani.
Burimet në fjalë bëjnë të ditur se ndeshjet e javës së parë do të luhen me datë 4 shkurt për të vijuar më pas me sistem grumbullimi deri në përcaktimin e skuadrave që do të fitojnë të drejtën për të luajtur vitin e ardhshëm një kategori më lart, atë të dytën.
KF Murlani padiskutim qe do te futet ne kete kampionat me objektivin e qarte per te qene ai ekipi qe do te zere vendin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/