Pas rikthimit të Kategorisë Superiore, tashmë është koha që të fillojë edhe turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet do të luhen ditën e enjte, ndërsa janë rezervuar disa përballje interesante. Kështu, Bylisi do të presë në shtëpi Skënderbeun.
Korçarët janë në një formë mjaft të mirë dhe kanë vazhduar me fitoret radhazi, megjithatë Kupa është një objektiv sezonal për ballshiotët të cilët kërkojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit. Ndërkaq, në rast se nuk ia del në kampionat, Kupa mund të jetë një ngushëllim për Kukësin.
Verilindorët përballen me Apoloninë e Kategorisë së Parë dhe pritet të mos ketë shumë probleme për të prekur gjysmëfinalen. Sakaq, Tirana kryesuese e Superiores do të provojë të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në këtë kompeticion. Bardheblutë gjejnë përballë Besëlidhjen, teksa nga lezhjanët duhet pasur kujdes pasi janë ata që “flakën” jashtë Kupës, Partizanin.
Ndërkohë, ndeshja tjetër është ajo mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët po kalojnë një situatë të vështirë pas largimit të trajnerit Jonuz dhe situata në kampionat nuk duket shumë premtuese, ndërsa nga ana tjetër, ky vit që përkon me 100-vjetorin e Teutës kërkohet të mbyllet me një Kupë. Kujtojmë se ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje. Ne fillim ka qene planifikuar qe ndeshjet te nisin ne oren 17.30 por se fundmi, FSHF ka vendosur qe takimet te startojne ne oren 17.00./VipSport/
Ndeshjet:
17:00 Tirana-Besëlidhja
17:00 Vllaznia-Teuta
17:00 Apolonia-Kukësi
17:00 Bylisi-Skënderbeu