Marash Kumbulla është një emër shumë i përfolur në këto momente pasi përveç klubeve që ishin në garë për të siguruar shërbimet e tij, tashmë është shtuar edhe Juventusi. Bardhezinjtë në këtë formë kanë lëkundur pozitat e Interit, megjithatë zëvendëstrajneri i kombëtares, Serxho Porrini ka provuar t’i japë një këshillë futbollistit kuqezi.

Porrini thekson se te Juventusi, Kumbulla rrezikon të bëhet si Rugani që qëndron shumë kohë në stol edhe pse shqiptari ka një personalitet për skuadër të madhe.

Kumbulla më mirë te Juventusi apo Interi? Ndërkohë ka interesim edhe nga ana e Lacios… “Personalisht, unë do ta shihja atë më mirë te Interi apo dhe Lacio se ka më pak konkurrencë. Te Juventusi në opinionin tim rrezikon të luaj më pak, ashtu si ndodh me Ruganin. Edhe pse Marashi ka personalitetin dhe temperamentin për të lujtur me një skuadër të madhe”.

Çfarë të ka impresionuar më shumë te Kumbulla? “Është një djalë me prespektivë të madhe, shpresoj që të vazhdoj të bëj mirë te Verona. Nuk jam i surprizuar që shumë klube janë pas tij, edhe pse është 20-vjeçar ka provuar se është një mbrojtës i shkëlqyer.

Fakti që ka luajtur një sezon në nivel të lartë, nuk e vërteton se është për një klub të madh. Unë shpresoj që kaq shumë zëra rreth tij të mos e shpërqëndrojnë”, u shpreh Porrini. /VipSport/