Të shtunën dhe të dielën në Tiranë Federata Shqiptare e Çiklizmit ka organizuar garat e Kampionatit Kombëtar.

Ajo që ka rënë në sy në këtë Kampionat ka qenë pjesmarrja përveç çiklistëve që stërviten në Shqipëri, edhe e atyre që stërviten në Itali, Belgjikë etj.

Padyshim që niveli i tyre është më i lartë dhe jo më kot ata kanë qenë në podium. Ndërkohë që nga sportistët të cilët stërviten në vendin tonë, kanë spikatur sërish ato të Vllaznisë që kanë qenë në podium në të dy garat.

Më poshtë keni një foto-galeri të garave dhe ceremonisë së dorëzimit të medaljeve, foto këto të bëra nga fotoreporteri i njohur Gjon Gjeka.
www.shkodrasport.com