Federata e Arteve Marciale-MMA-së, organizoi këtë fundjavë Kampionatin e parë Ndërkombëtar të Submission-Grappling(brazilian jiu-jitsu). Ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Elion Puka dhe zv. trajneri Gramoz Hasa, u paraqitën me 34 sportistë ku arritën të bënin një performancë mjaft të mirë dhe gjithashtu rezultate shumë të kënaqshme. Për këtë flasin edhe medaljet e fituara, të cilat 16 të arta në peshat dhe grupmoshat e ndryshme.
Për t’u theksuar është se në këtë kampionat të parë të kësaj discipline të re, grappling (brazilian jiu-jitsu) konkuroi edhe një djalë nga Shkodra me aftësi ndryshe.
Ai quhet Safet Plangaj, i njohur edhe më herët në Shkodër për surprizat që ka përcjellë për publikun e gjërë, por këtë radhë ai vendosi të bëhej pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe me ndihmën dhe përgatitjen e trajnerit Elion Puka, Plangaj arriti të dhuroi spektakël në tapet. Pavarsisht nivelit të lartë të kundërshtarit, pasi i mundi me radhë të gjithë kundërshtarët, Plangaj u shpall kampion kombëtar në peshën 55 kg.
Më poshtë mund të njiheni me rezultatet zyrtare të sportistëve shkodranë sipas grupmoshave të ndryshme, duke filluar nga ato të fëmijëve, dhe për të vijuar me ato para të rinjë, të rinjë dhe të rritur, ku Vllaznia fitoi 16 vende të para, 9 vende të 2-ta dhe 9 vende të 3-ta.
Kategoria e fëmijëve
Omer Puka 27 kg, kampion
Zejd Brahja 25 kg, kampion
Alim Maho 22 kg, kampion
Alban Çuka 46 kg, kampion
Bertan Çeliku 33 kg, kampion
Kategoria e para të rinjve
Menida Meta 30 kg, kampione
Revne Deda 40 kg, nënkampion
Edrit Çoka 41 kg, nënkampion
Mirgen Kroj 58 kg, kampion
Rejsi Meaj 36 kg, nënkampion
Ibrahim Behri 44 kg, vend i 3-të
Selma Uruçi 46 kg, nënkampione
Kategoria e të rinjve
Aristid Kraja 59 kg, kampion
Muhamed Behri 61 kg, vend i 3-të
Isra Meta 44 kg, kampione
Eldis Muhja 52 kg, vend i 3-të
Hysen Kërmeshtna 50 kg, kampion
Esad Malaj 62 kg, vend i 3-të
Neual Uruçi 68 kg, nënkampion
Kevin Bekteshi 63 kg, vend i 3-të
Sidrit Efendi 88 kg, vend i 3-të.
Kategoria e të rriturve
Ahmed Bregu 62 kg, vend i 3-të
Nejla Uruçi 67 kg, kampione
Elsajet Rraboshta 95 kg, nënkampion
Klevis Hasaj 87 kg, kampion
Shefqet Tivari 100 kg, nënkampion
Greta Çinarja 63 kg, nënkampione
Suada Behri 61 kg, kampione
Safet Plangaj 55 kg, kampion
Gramoz Hasa 93 kg, vend i 3-të
Lindi Dervishi 83 kg, vend i 3-të
Neriman Puka 53 kg, kampione
Edison Kraja 68 kg, nënkampion
Dorela Kraja 62 kg, kampione.