Lazer Matija është përzgjedhur nga të gjithë ndjekësit e Neësport.al dhe jo vetëm si “Personazhi i Vitit” për 2020-tën. Presidenti i klubit të Vllaznisë për femra ka arritur të zërë vendin e parë nga sondazhi i publikuar 10 ditë më parë nga redaksia jonë.

Kreu i klubit të shkodranëve ka marrë numrin më të madh të votave duke lënë pas trajnerin kampion Emanuel Egbo.

Presidenti Matija është vlerësuar maksimalisht nga sportdashësit shqiptarë me 23 përqind të votave, 3 përqind më shumë Egbo i vendit të dytë. Vendin e tretë e zë talenti i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla me 12 përqind të votave.

Rivaliteti ka qenë i fortë mes Matijës dhe Egbo-së. Arritjet e Vllaznisë në futbollin e femrave kanë rënë në sy të sportdashësve shqiptarë duke u ngjitur në nivelet më të larta europiane, por edhe suksesi i ish-trajnerit të Tiranës në krye të pankinës është vlerësuar nga sportdashësit shqiptarë.

Më poshtë njihuni me votat e sondazhit të Newsport.al për “Personazhin e Vitit 2020”.