Nje perballje shume interesante po luhet ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne mes Vllaznise dhe Partizanit, e vlefshme per kampionatin e 17 vjeçareve.

Te kuqte e kane fituar pjese e pare me rezultatin 1-0 megjithate duhet thene se ka qene nje ndeshje e barabarte me raste per te dy ekipet.

Ndeshja ka nisur me gol per te kuqte. Ne minuten e 8-te ka qene Qehaj qe ka vepruar mire ne zone, ka shmangur nje kundershtar dhe me qetesi e ka derguar topin ne rrjete.

Vllaznia mundohet te reagoje dhe krijon 2-3 momente te rrezikshme por goli nuk del ne drite. Bebeziqi, Papaj e Spahija reezikojne seriozisht porten e miqve por nuk arrijne dot tek goli.

Megjithate edhe ai do te vinte. Ne minuten e 38-te Delaj do te barazonte shifrat me nje gol shume te bukur. Kesisoj pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.