Partizani ka hedhur një tjetër hap të gabuar në javën e katërt të Superiores, duke u mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Laçi. Kurbinasit kanë arritur të marrin fitoren e parë në këtë kampionat, duke mundur kampionët në fuqi dhe duke iu shkaktuar njëkohësisht edhe humbjen e dytë pas asaj të Kukësit.

Partizani ka qenë më kërkues i golit megjithatë Stazhilla ishte një ditë të mirë, ndërkohë që nga ana tjetër ka mjaftuar një goditje nga jashtë zonës e Lushkjes për të çuar topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Laçi përmirëson tashmë pozitat në klasifikim ndërkohë që nga ana tjetër, Partizani e sheh veten 4 pikë larg Tiranës kryesuese. /VipSport/

Laçi-Partizani 1-0

Shënues: 61’Lushkja

KV: 58’Shehu/ 51’Çinari, 81’Ekuban

Formacionet:

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Injatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja (86’Imeri), Teko, Xhixha (88’Gjini), Nuabueze

Trajner. Sulejman Starova

Partizani: Hoxha, Bitri (66’Braun), Boldor, Belica, Trashi, Kote (74’Broja), Mala, Telushi, Çinari, Bardhi, Asani (57’Ekuban)

Trajner. Franko Lerda