Mario Goetze është pranë largimit nga Borusia Dortmund. Fituesi i Kupës së botës dhe autori i golit në finalen ndaj Argjentinës nuk po gjen hapësira te skuadra gjermane.
Duke parë minutazhin e pakët, sulmuesi nuk do të rinovojë kontratën dhe kërkon stimuj të rinj për karrierën e tij.
Mediat në Gjermani raportojnë se lojtari është gati për një aventurë re jashtë vendit të tij.
E ardhmja e tij mund të jetë në Itali dhe Roma është skuadra që kërkon me ngulm shërbimet e tij.
Në merkaton e verës pritet të nisin negociatat mes tij dhe klubit kryeqytetas dhe Goetze është gati për një aventurë të re./newsport/