Kampionia e Zones se Shkodres ne kampionatin 5×5, “Air Albania” po ecen ne menyre te shkelqyer edhe ne fazen play-off te kampionatit dhe pasditen e sotme ka arritur nje tjeter fitore duke u kualifikuar ne kete menyre per ne çerekfinale te kampionatit.
Perballe saj ka qene ekipi “Nova” i kryeqytetit, i cili ka qene nenkampion i Shqiperise sezonin e kaluar dhe ne rradhet e te cilit luajne edhe futbolliste te njohur qe me pare kane qene pjese e ekipeve te Superliges si Jetmir Sefa, Rigers Dushku, Caca etj.
Por djemte shkodrane kane treguar vlerat e tyre dhe kane fituar me rezultatin bindes 5-1. Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Semir Gokaj qe ka shenuar tre gola ne kete ndeshj duke lene gjurme per kualifikimin e skuadres pjese e se ciles eshte.
Dy golat e tjere nderkohe jane shenuar nga Gilman Lika dhe Ergi Borshi te cilet kane kompletuar ne kete menyre fitoren 5-1 te ekipit “Air Albania”. Ne kete menyre eshte siguruar edhe kalimi ne turin tjeter, ate çerekfinal.
Per kete tur, kampionia shkodrane do te ndeshet diten e marte ne oren 22.00 me nje tjeter ekip kryeqytetas pikerisht “Beautiful Albania” dhe padyshim qe edhe ndaj tij do te kerkohet fitorja dhe kalimi ne gjysmefinale./SHKODRA-SPORT.COM/