Murlani U-19 do te luaje diten e neserme ndeshjen ndaj Kukesit, te vlefshme per fazen play-off, per t’u ngjitur nje kategori me lart, pra ne Kategorine Superiore te moshave.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri i ketij ekipi, Vahedin Pepaj u shpreh se eshte nje emocion i madh per te, sepse qe ne vitin e pare, me skuadren e tij, eshte pretendent per kalimin ne Superiore. Nder te tjera, ai theksoi se ndeshja me Kukesin, eshte nje ndeshje teper e veshtire, por beson se do arrijne ta fitojne.

Ne fakt, Pepaj eshte nje emer i njohur per futbollin ne Shkoder, pasi ka nje karriere te gjate si sportist me disa skuadra te njohura, por nderkohe qe tashme po i vjen fundi asaj dhe ka menduar qe te beje edhe punen e trajnerit. Ai e ka nisur me kembe te mbare, duke qene i suksesshem qe ne vitin e pare ne drejtimin e Murlanit U-19, por kuptohet qe ka edhe shume ambicie per te ardhmen, teksa nje gje te tille e deklaron edhe ne intervisten per “Shkodra Sport”.

“Te them te drejten, eshte nje emocion i madh dhe i shumefishte per mua si trajner i ketij ekipi. Viti i pare i formimit te ekipit U-19 dhe te jesh pretendent per kalimin ne Superiore, perben nje emocion te vecante. Cdo trajner do ndihej i kenaqur nga ky fakt.

Ky ekip ka te vecante deshiren per pune dhe harmonine e grupit. Jane djem te mire dhe qe japin shpirtin ne fushe. Me 90% te ekipit, ka dy vite qe punoj, sepse vitin e kaluar, i kisha tek U-17 dhe tashme jemi bere si shoke.

Patjeter, qe ka pasur rivalitet dhe mjaft te forte, sepse ne Kategorine e Pare te moshave, kane marre pjese ekipe, qe kane vite qe jane formuar dhe kane bere emer ne futbollin tone, por edhe pse viti i pare ne kete kategori dhe me keta rivale, besoj ia dolem mjaft mire t’i perballojme.

Ndeshja me Kukesin eshte ndeshja me e veshtire, duke njohur ekipin e Kukesit, qe ne perberje ka edhe lojtare te ekipit te pare. Ne dy ndeshje qe kemi zhvilluar me ata, njeren e kemi fituar dhe nje humbur. Shpresoj te treten ta fitojme ne. Kam shume besim se do ta mbyllim me sukses.

Synimi kryesor i imi dhe i ekipit U-19 te Murlanit per momentin, eshte kalimi me sukses i fazes se play-off dhe kalimi ne Superiore, pastaj normale çdo trajner ka pretendime te drejtoje ekipe ne eliten e futbollit dhe shpresojme qe me FK Murlanin, te arrijme sa me lart, si me moshen U-19, ashtu edhe me gjithe moshat e Akademise dhe ekipin e pare”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Murlanit U-19, Vahedin Pepaj.
Maringlen ZHIVANI