HomeKRYESOREKamza bën goditjen e parë në merkato, firmos një sulmues meksikan

Kamza bën goditjen e parë në merkato, firmos një sulmues meksikan

Kamza duket se ka një qëllim të qartë në këtë sezon. Mbijetesa duhet të arrihet me çdo kusht dhe për ta bërë sa më të lehtë, drejtuesit e Kamzës kanë nisur nga puna për afrimin futbollistëve që mund të ndihmojnë Ernest Gjokën në arritjen e objektivave.

Gjatë ditës së sotme, me Kamzën ka firmosur sulmuesi 27-vjeçar meksikan, David Izazola i cili vjen nga kampionati meksikan ku së fundmi, luante për skuadrën e Atlantas. Izazola ka qenë në të kaluarën e tij edhe futbollist i Meksikës U20, ku ka zhvilluar 5 ndeshje si edhe ka shënuar 1 gol.

“Klubi njofton arritjen e akordit me sulmuesin David Izazola. Shumë shpejtë lojtari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje”, shkruhej në njoftimin e klubit. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, ishte portieri Ilir Avdyli ai i cili rinovoi me Kamzën. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments